E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, pas Pastores

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 19:03

Chelsea dëshiron të transferojë mesfushorin ofensiv të Palermos, Javier Pastore gjatë verës, kanë bërë të ditur mediet angleze të enjten.

Palermo kërkon mbi 60 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili spekulohet se përcillet edhe nga Barcelona dhe Real Madridi.

Por, skuadra londineze beson se mund të transferojë Pastoren për gjysmën e kësaj shume. Pastore, i cili kaloi në Sicili për rreth 8 milionë euro më 2009, nënshkroi kontratë afatgjate me Palermon vitin e kaluar, ndërsa presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, theksoi se kishte refuzuar një ofertë nga Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›