Bale mungon kundër Anglisë

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 18:31
Gareth Bale do të mungojë për Uellsin në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 kundër Anglisë në Millennium Stadium të shtunën, për shkak të një lëndimi në kofshë.
Federata e Futbollit e Uellsit ka thënë nëpërmjet një komunikate se dëmtimi ishte pësuar para se Bale t’i bashkohej ekipit kombëtar.
Mesfushori i Tottenham Hotspur nuk kishte stërvitur të mërkurën.
“Për shkak të një lëndimi në kofshë, Bale është tërhequr nga skuadra e Uellsit për ndeshjen kundër Anglisë”, thuhet në komunikatë.