E Diel, 1 Nëntor 2026

Silva mirëpret Man Utd-in

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 20:04

Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka mirëpritur spekulimet rreth interesimit nga Manchester United për shërbimet e tij.

Red Devils ka shënjestruar 26 vjeçarin, i cili duket i joshur nga mundësia e transferimit në Old Trafford.

“Është mirë që emri im spekulohet me një klub si Manchester United, që është njëri prej gjigantëve të futbollit evropian. Pa dyshim jam duke pasur karrierë shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj avancimin”, tha Silva për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›