E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea përgatit ofertë për Benzema?

Lideri i tabelës së Premier Ligës, Chelsea, raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Carlo Ancelotti ka shprehur interesim në disa sulmues javëve të fundi, ndërsa është në kërkim të një pasardhësi afatgjatë për sulmuesin kryesor, Didier Drogba.

Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, dhe ai i Atletico Madrid, Sergio Aguero, janë lidhur së fundi me Chelsean. Por mediat spanjolle shkruajnë se blutë janë duke ndjekur edhe situatën e Benzema, i cili nuk po arrin të rehatohet te Reali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›