E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Panajot Pano, Janku: Shqiperia ka humbur një legjendë të futbollit

“Shqiperia ka humbur nje legjende te futbollit”. Keshtu e ka cilësuar Mikel Janku ndarjen nga jeta te Panajot Panos. Si bashkekohes dhe shok i skuadres te Partizani dhe Kombetarja Shqiptare, i ftuar ne emisionin Puls te gazetares Juli Xhokaxhi, Janku eshte shprehur se Pano, pervecese futbollist ka qene edhe nje njeri i madh.

“Një lajm i papritur, por tronditës për të gjithë familjen, për ne
shokët e Panajotit, për të gjithë komunitetin sportiv, për tërë
shqiptarët sepse Panajoti ishte një figurë mjaft popullore. është
konsideruar më i miri i shekullit për cilësitë e veçanta që ai ka
treguar në karrieren e tij sportive si futbollist, por eshtë edhe pjesa
tjetër e tij shumë e rëndësishme si njeri” tha Janku.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›