Real Madrid, rilind hipoteza De Rosi
E përditshmja sportive spanjolle “As” shkruan në numrin e sotëm se Florentino Perez ishte interesuar për 26-vjeçarin që herën e parë kur drejtonte “Galaktikët”, por nuk arriti të nënshkruajë. Duket se tani numri një i nëntë herë Kampionëve të Europës e kërkon përsëri në radhët e skuadrës.Gjithashtu, edhe ish-presidenti Ramon Kalderon ishte i interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit verdhekuq, por ishte tërhequr përballë kërkesës prej 40 milion eurosh që drejtuesit e Romës kërkuan në atë kohë.