Kuba nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës
Ambasadorja e Kubës në Serbi, Mercedes Martinez-Valdez gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me zyrtarë të Partisë Demokratike të Serbisë, ka thënë se Kuba nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Martinez-Valdez, sipas mediave serbe, ka thënë se duhet të respektohen parimet dhe normat ndërkombëtare, të sovranitetit dhe integritetit të shteteve dhe të mospërfshirjes në çështjet e brendshme të tyre. Ambasadorja e Kubës, në vijim përsëriti qëndrimin e Kubës se ky shtet nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se ndërmjet Kubës dhe Serbisë duhet të vendoset një bashkëpunim më i mirë ekonomik.