E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea pret Godinin

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 20:15

Qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka hapur dyert për transferimin e tij në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Uruguait konfirmoi se gjiganti londinez kishte paraqitur ofertë për të në janar, por Atletico refuzoi shitjen.

Atletico refuzoi ofertën e Chelseas prej 54 milionë funtesh për sulmuesin Sergio Aguero dhe Godinin.

Por, Godin tha për The Sun: “Klubi nuk deshi të më shesë. Kush nuk dëshiron të luajë për Chelsean? Do të ishte një hap i madh për mua”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›