E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet reputacionin Camerun Zgjedhja e Blatter nje farse

Anglia nuk ndalet në sulmet e saj kundër FIFA-s, ndërsa në fushë ka zbritur edhe kryeministri britanik David Cameron, i cili i ka si farsë zgjedhjet për president dhe se sipas tij qeveria botërore e futbollit ka rënë shumë poshtë. Sepp Blatter u rizgjodh si president për të katërtën herë radhazi, por ishte kandidat i vetëm pas dorëheqjes së rivalit të tij të vetëm Mohamed Bin Hammam pas akuzave për korrupsion.

Federata Angleze e Futbollit abstenoi gjatë votimit për president, ndërsa më parë kërkoi shtyrjen e këtij procesi. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga shumica e anëtarëve të FIFA-s. "Personalisht e kam parë qeverisjen e futbollit në nivel ndërkombëtar dhe nuk jam impresionuar aspak nga ajo. Tani reputacioni I FIFA-s ka rënë shumë poshtë. Zgjedhjet me një kandidat të vetëm  ishin një farsë”, ka bërë të ditur David Cameron.

Lufta e hapur mes federatës angleze të futbollit dhe FIFA-s nisi menjëherë pas dështimit të kandidaturës angleze për të marrë organizimin e Botërorit 2018. Menjëherë pas kësaj mediat britanike publikuan një skandal, ku anetarë të lartë të komitetit ekzekutiv të qeverisë botërore të futbollit shafqeshin të gatshëm për të shitur votën e tyre në këmbim të beneficave personale apo të federative që drejtonin.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›