Chelsea reagon: Drogba nuk do largohet

Chelsea nuk ka pranuar largimin e Didier Drogba per tek Interi, duke thene nje “Jo” te thate per skuadren zikalter. Kete e ka bere te ditur drejtori ekzekutiv i skuadres, Peter Kenyon.
Zyrtari i bluve te Londres ka dhene nje pergjigje perfundimtare rreth kesaj ceshtjeje, duke lene te kuptohet se lojtari afrikan do qendroje ne Londer deri ne perfundim te kontrates, ne qershor te vitit 2010.
“Drogba nuk do te shkoje askund. Didier ka nje kontrate qe e lidh edhe per 18 muajt e ardhshem dhe ne janar nuk do largohet pasi eshte nje nga ata lojtare qe bejne diferencen ne fushe”, theksoi Kenyon, i cili mbyll nje kapitull te gjate thashethemesh rreth se ardhmes se afert te lojtarit nga Bregu i Fildishte.
Para pak ditesh, Drogba pohoi se aktualisht po kalon nje periudhe mjaft te veshtire ne aspektin professional per shkak te demtimeve dhe mosaktivizimit te vazhdueshem me skuadren e brazilianit Scolari.