Skandal trukimesh ne futbollin spanjoll

Skandali ne futbollin spanjoll rrezikon te infektoje gjithe lojen e topkembes ne Gadishullin Iberik. Gazeta “El Mundo” ka publikuar nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes, Jesus Antonio Mora Jesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk u ngjit ne Primera Divizion vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert.
Behet fjale per takimin Malaga-Tenerife qe perfundoi me rezultatin 2-1 dhe i lejoi skuadres mike te priste bileten per ne kategorine e me te mireve, bashke me Sporting Gijon e Numancia-n.
“Mund ta di sa ka kushtuar humbja e ndeshjes? Sa para keni marre per te humbur ndeshjen qe na kushtoi kualifikimin e munguar? 5000, 7000 euro?”, pyet Bandiola lojtarin, i cili pergjigjet, “Po, nje shifer e perafert, rreth 6 mije euro”.
Pas publikimit te kesaj bisede, te dyshuarit kryesore per trukime jane, ish presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz dhe djali i tij, Fernando Sanz, i cili eshte presidenti aktual i Malaga-s.