Chelsea, super ofertë për Blanc

Laurent Blanc mund të jetë trajner i i ardhshëm i Chelseas. Sipas mediave franceze, trajneri francez është në ‘pole-position’ për ta marrë në dorë ekipin londinez, i cili po udhëhiqet përkohësisht nga Roberto Di Matteo, pas shkarkimit të Andre Villas-Boas.
E përditshmja franceze ‘Le Parisien’ shkruan se ish futbollisti i Manchester Unitedit dhe Interit nuk do ta vazhdojë kontratën me Federatën e Futbollit të Francës, për ta drejtuar Përfaqësuesen e Francës edhe pas 'Euro 2012', kështu që ai në korrik do të jetë i lirë.
Pronari Roman Abramovich e ka përgatitur një super ofertë prej 1 milion euro në muaj për francezin.