E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia më e madhe në Tuniz kundër ligjit islamik

Zyrtarë të partisë më të madhe në koalicionin qeverisës në Tunizi deklaruan se do të kundërshtojnë çdo lëvizje për të hequr islamin si fe zyrtare nga kushtetuta e vendit, por refuzuan edhe shndërrimin e ligjeve fetare në ligje të shtetit.

Tunizia është përfshirë së fundmi nga debate për të hartuar një kushtetutë të re e për të përcaktuar formën e re të qeverisjes së vendit. Reformatorët kanë kërkuar që të konfirmohet një sistem i ri ligjor i bazuar në laicizëm, ndërsa ekstremistët myslimanë duan vendosjen e sheriatit, si në shumë shtetet të Lindjes së Mesme.

Anëtarë të përfaqësisë së lartë të partisë islamike “Ennahda” deklaruan se islami do të mbetet feja zyrtare e shtetit, por shtuan se do të kundërshtojnë nismën e ultranacionalistëve salafistë për ligjin fetar.

Prej kohësh, Ennahda ishte vendosur nën trysni për të deklaruar pozicionin e saj rreth kësaj çështje.

“Ennahda ka vendosur që të mbajë të pandryshuar klauzolën e parë të kushtetutës së shkuar, në fuqi nga viti 1959”, deklaroi drejtuesi i lartë i partisë, Ameur Larayed.

Një tjetër zyrtar i “Ennahdas”, Ziad Doulatli, u shpreh se shpreson që “Tunizia të shërbejë si një model për të gjithë ato vende që po kalojnë transformime të ngjashme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›