Anglia fiton1-0 miqesoren ndaj Norvegjise
Një periudhë e re ka nisur për Anglinë, pas largimit të Fabio Kapelos nga stoli. Dhe debutimi i trajnerit të ri, Roi Hoxhson, nuk mund të kishte qenë më i mirë sesa kjo fitore 1-0 në fushën e Norvegjisë.
Në miqësoren e së shtunës në mbrëmje, kombëtarja e “luanëve” arriti një sukses me shifra të ngushta në Oslo, falë aksionit individual të lojtarit të Mançester Junajtid, Eshli Koul.
Natyrisht që anglezët nuk e patën edhe aq të lehtë, pasi nordikët u përpoqën të testonin portierin Robert Grin, që ishte në portë në vend të Xho Hartit.
Skuadra e Hoxhsonit kishte disa mungesa pasi lojtarët e Çelsit, si Terri, Eshli Koul apo Lampard kanë edhe disa ditë më shumë leje për shkak të pjesëmarrjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit.
Përballja në Oslo nuk ishte e një niveli të lartë, ndërsa Anglia do të ketë edhe një miqësore tjetër deri në nisjen e kampionatit europian. Të mërkurën, ishullorët do të presin Belgjikën në stadiumin “Uembli” në Londër.