Formula 1 Mark Ueber fitoi mimin e Madh te Montekarlos

Mark Ueber fitoi Çmimin e Madh të Monakos në Montekarlo pas një lufte të fortë nga fillimi deri në fund. Australiani i Red Bullit kryesoi që nga xhiro e parë dhe e lëshoi kryesimin vetëm gjatë ndalesës së vetme në bokse.
Në vend të dytë doli Niko Rosberg i Mercedesit dhe pas tij Fernando Alonso i Ferrarit. Me këtë rezultat, piloti spanjoll merr kryesimin e kampionatit botëror të Formula 1, duke lënë Fetelin në vend të tretë.
Pas treshes së parë, mbërritën Fetel (Red Bull), Hamilton (Meklaren Mercedes) dhe Felipe Masa (Ferrari.
Gara nisi e ashpër, pasi Maldonado u përplas me Mikael Shumakerin dhe doli nga gara. Po ashtu, Maldonado (Uilliams) u prek edhe me HRT-në e Pedro de la Rozës. Nga kjo përplasje, Shumaker jo vetëm humbi dy pozicione, por edhe doli më pas nga gara.
Gjithsesi, festa është e Ueberit që arriti fitoren e dytë në Çmimin e Madh të Monakos në Montekarlo, pas asaj të vitit 2010.
Alonso kryeson renditjen e botërorit pas kësaj gare, me 76 pikë pas 6 garave të para të sezonit, i ndjekur nga Fetel me 73 pikë. Pas tyre vijnë Ueber që ka po 73 pikë dhe Hamilton me 63, ndërsa Niko Rosberg është afruar, duke qenë në kuotën e 59 pikëve.
Në renditjen e skuadrave, Red Bull ka një epërsi të madhe duke kryesuar me 146 pikë ndaj 108 të Meklaren Mercedesit, 86 të Lotusit dhe po 86 të Ferrarit, ndërsa Mercedes ka 61 pikë.
Gara e radhës është Çmimi i Madh i Kanadasë në Montreal më 10 qershor.