E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea vijon betejen per titullin kampion

Chelsea do të vazhdojë betejën për titullin kampion, pavarësisht rënies drastike të formës, së treguar nga formacioni i Carlo Ancelottit kohët e fundit. Tekniku italian i bluve është i bindur se skuadra e tij do të dijë të ngrihet dhe të rikuperojë pikët e distancës që e ndan nga kreu.

Londinezët në fakt ishin 6 pikë diferencë në krye të Premier League, përpara se të nisnin serinë negative, ku kanë fituar vetëm 1 në 10 ndeshje kampionati. “Të qendrosh në vendin e katërt është shumë e rëndësishme për të ardhmen, por ne duhet të mendojmë se jemi të aftë të fitojmë titullin përsëri. Nuk jam i shqetësuar sepse e di që kemi aftësitë për të qëndruar në krye të klasifikimit dhe katër të parët pa asnjë problem", u shpreh Ancelotti.

Chelsea në fakt duhet të mundë konkurrencën jo vetëm të dy skuadrave të Manchester, United dhe City që kryesojnë kampionatin anglez me 41 pikë, por edhe të Arsenal e Tottenham, një derbi londinez, që nuk do të jetë aspak i lehtë për blutë e Ancelottit për tu fituar, ndonëse ish-trajneri i Milan është i sigurtë se mund tja dalë, duke synuar deri në fund edhe titullin kampion.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›