Paris-Dakar fitojne favoritet

Gara e përvitshme Paris-Dakar nisi sot me etapën e saj të parë në Amerikën Latine, me favoritët që arritën të rikonfirmoheshin.
Ashtu si një vit më parë, Carlos Sainz me makinë dhe Cyril Despres me motor u shpallën fitues të etapës së parë të relit.
Spanjolli Sainz, në bordin e mjetit së tij Wolkswagen Touareg III përshkroi 324 kilometrat midis Argjentinës dhe Kilit në 3h 11’28”. Dy rivalët kryesorë për trofe, francezi Stephane Peterhansel dhe Nasser Al Attiyah mbetën pas.
Përsa i përket motoçiklizmit, Depres mposhti rivalin Marc Coma, duke përshkruar distancën e garës pothuajse dy minuta më shpejt. Portugezi Roben Fara humbi kryesimin pas një penalizimi prej një minute, për shkak të një parregullsie gjatë garës.