E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Beckham i mirë për Tottenhamin, jo për Chelsean

Trajeri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, do të jetë një përforcim i mirë për cilido klub të Premier Ligës.

Ancelotti kishte punuar me Beckham te Milani, por thotë se ai nuk do ta transferojë veteranin anglez.

“Kam lexuar se Beckham dëshiron të kthehet në Premier për Tottenhamin. Ai është një profesionist fantastik dhe do të ishte një përforcim i mirë për Tottenhamin. Por ne nuk jemi të interesuar në të. Në atë pozicion ne kemi shumë lojtarë të mirë”.

“Kur ai erdhi te Milani dy vite më parë, ai nuk ishte i ri. Ai i dha një mbështetje fantastike ekipit. Ai punonte shumë dhe ishte në formë. Beckham është një lojtar profesionist, nuk është lehtë ta menaxhosh atë. Ai nuk është një lojtar vetjak. Kam qenë i lumtur që e kam menaxhuar atë për gjashtë muaj, pasi ai është një lojtar fantastik dhe është një njeri i mirë”, ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›