E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Tymoshenko mund të shërohet në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar sërish të enjten nga Ukraina që t’i lejojë ish-kryeministres së atjeshme, Yulia Tymoshenko, një trajtim të dinjitetshëm mjekësor. Gjithashtu, Merkel ka ritheksuar se Yulia Tymoshenko mund të shërohet edhe në Gjermani.

Gjatë vizitës së tij në Lituani, edhe senatori amerikan, John McCain, i është bashkëngjitur thirrjeve të liderëve ndërkombëtarë që Tymoshekos t’i mundësohet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

McCain ia ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë ukrainase se ajo nuk mund të pres lidhje më të afërta me Evropën përderisa vazhdon që t’i arrestojë dhe gjykojë oponentët e saj politikë, dhe përderisa atje nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Aktualisht, Tymoshenko (51) është në grevë urie, si shenjë proteste ndaj keqtrajtimeve që po i bëhen në burgun ku ajo po vuan dënimin me shtatë vjet burgim. Tymoshenko është dënuar pas akuzave për abuzim me pushtetin derisa ishte kryeministre e Ukrainës. Këto akuza Perëndimi i cilëson të motivuara politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›