Ndërhyrje në Kod vetëm për dekretin
Tiranë -Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, i cili ka marrë në shqyrtim dekretin e presidentit për datën e zgjedhjeve. Pas takimit, njëri prej bashkëkryetarëve të këtij komisioni, socialisti Fatmir Xhafaj deklaroi se komisioni në fjalë do të shqyrtojë vetëm pjesën për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti i Republikës. Me këtë vendim, i mbyllet “dera”, forcave të tjera politike që kanë kërkuar ndryshime në Kodin zgjedhor të miratuar pak javë më parë me konsensus të gjerë.
Xhafa theksoi se me ndryshimet në Kod, do të cenohej procesi i ardhshëm zgjedhor, duke sjellë vonesa në hartimin e listës së zgjedhjeve. Për këtë arsye, deputeti socialist, nënvizoi se ndërhyrjet në Kod do të jenë të limituara. Vendimi e kthimit në Kuvend të Kodit zgjedhor nga presidenti Bamir Topit, të miratuar me 113 deputetë, Xhafaj e ka vlerësuar si arsyetim të gabuar.
“Kthimi i Kodit do të sjellë vonesa edhe në riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”-theksoi për mediat Xhafa, duke shtuar se kjo do t’i shtonte më shumë shanse pozitës që të luajë me zgjedhjet.