Angli, 215 milionë paund dëme nga trazirat
Autoritetet angleze kanë përllogaritur dëmet të cilat u shkaktuan nga trazirat e dhunshme muajin e kaluar në disa prej qyteteve kryesore të Britanisë së Madhe.
215 milionë paund është vlera ekonomike e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme.
Me dhjetëra dyqane, qendra tregtare dhe makina u shkrumbuan në disa qytete britanike gjatë sulmeve të mijëra të rinjve të cilët u ngritën në revoltë pas vrasjes së një të riu me ngjyrë nga policia vendase.
Ekzekutimi i të riut ndodhi pasi ai nuk iu bind urdhërit të policisë londineze për tu ndaluar.