PS këmbëngul për heqjen e kryeministrit
Opozita vazhdon të këmbëngulë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Sekretari organizativ në selinë rozë Blendi Klosi, deklaroi sot se opozita do të bashkohet sërisht në bulevardin " Dëshmorët e kombit", për t'u shprehur kundër qeverisë. Ai bëri kryeministrin përgjegjës të tragjedisë. " Berisha po bën sikur nuk e dëgjon zërin e qytetarëve, por ne nuk do të heqim dorë deri në largimin e tij." – ka thënë ai.