Cheney sulmon politikën e Obamës

Në daljen e parë publike në media që prej lënies së detyrës, ish-zëvendëspresidenti amerikan Dik Cheney, sulmoi ashpër politikat e presidentit Obama. Cenei i konsideroi si vendime të diskutueshme ato për tërheqjen nga Iraku dhe mbylljen e burgut të Guantanamos. Ai thotë se këto lëvizje i japin forcë terroristëve të godasin sërish Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për rrjetin CNN, Ceni tha se shkëputja nga administrata e Obamës prej politikave antiterroriste të Bushit, e ka bërë vendin më të prekshëm nga rreziku i sulmeve të reja terroriste. Cenei nënvizoi se teknikat "alternative" të marrjes në pyetje, të përdorura gjatë administratës "Bush", ishin absolutisht thelbësore në parandalimin e sulmeve si ai i 11 shtatorit 2001.