Cherie Blair, me grip derrash
Bashkeshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, rezulton se eshte prekur nga gripi i derrave. Lajmi behet i ditur nga mediat angleze, te cilat sqarojne se Cherie Blair ka munguar ne disa aktivitete te rendesishme (ne njerin prej tyre, ajo do te dekorohej me medalje nderi) per shkak te semundjes. Mjeket fillimisht kane dyshuar per nje grip normal, por me vone ajo eshte trajtuar me Tamiflu. Kjo ka vertetuar, edhe pranine e virusit H1N1 tek bashkeshortja e ish-kryeministrit britanik.
Virusi
Te gjitha angazhimet e planifikuara per kete jave nga Cherie Blair, gruaja e ish-kryeministrit britanik, jane nderprere pasi eshte prekur nga gripi i derrave. Sipas mediave britanike, Blair anuloi pjesemarrjen ne nje ceremoni ne Universitetin e Liverpulit, pasi u ndje keq, nderkohe qe "The Guardian" sqaron se ajo u trajtua me Tamiflu. Sipas kesaj gazete Cherie Blair, nuk ndihej mire qe ne fillim te javes. Mjeket fillimisht menduan per nje grip te thjeshte, por me pas e diagnostikuan me gripin e derrave. "I dhane Tamiflu dhe tashme ajo po pushon. Znj.Blair ka munguar ne te gjitha angazhimet e medha, madje edhe ne marrjen e nje medaljeje nderi nga Universiteti i Liverpulit" sqarojne mediat angleze.
Familja
Mjeket nga ana tjeter, kane mundur te sqarojne edhe gjendjen e pjesetareve te tjere te familjes Blalir. Keshtu, ish-kryeministri nuk ka asnje simptome te gripit te derrave, po keshtu edhe femijet e tyre. Znj.Blair pritet te sherohet plotesisht ndoshta te henen tjeter, sipas mjekeve. Nderkohe qe keshilltaret e familjes Blair, nuk pranojne te komentojne kete situate. Realisht, Cherie Blair eshte e para nga personalitetet e larta ne Britani por edhe ne bote, qe eshte prekur nga gripi i derrit. Nderkohe qe Britania po perballet me nje rritje rekord te numrit te rasteve me grip derrash. Te njejtat shifra, qe vijne gjithmone e ne rritje, rezultojne ne te gjithe boten.