E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, rikthehet me nje fitore ne Evrope

Flamurtari i rikthehet kompeticioneve evropiane pas 13 viteve, duke arritur qe te shenoje nje fitore te madhe ndaj Madheruellit. Flamurtari ne ndeshjen e pare te raundit te dyte te Euro Liges (ish-kupa UEFA) fitoi 1-0 dhe i ka te gjitha shanset, qe te kualifikohet ne raundin e trete. Ekipi vlonjat mund te kishte fituar me thelle, me rastet qe krijoi ne pjesen e dyte dhe kesisoj do ta kishte te sigurt kalimin ne raundin e trete te "Champions", por megjithate edhe fitorja minimale ndaj skocezeve eshte nje ogur i mire, per te shpresuar kalimin e raundit te dyte. Madheruell, nje nder ekipet me te mira te Skocise, eshte mundur paster ne Vlore ne nje ndeshje me emocione te rralla. Takimi nisi vrullshem dhe Flamurtari ne pjesen e pare, rrezikoi shume rralle. Sakaq ndeshja eshte nderprere dy here, per shkak te temperaturave te larta. Disa perpjekje te vlonjateve nuk paten finalizimin e duhur, kurse miqte goditen traun e portes se Flamurtarit, shtate minuta para perfundimit te pjeses se pare. Ekipet u futen ne dhomat e zhveshjes me nje barazim pa gola. Ne pjesen e dyte, pak ndryshime ne radhet e Flamurtarit. Trajneri Eqerem Memushi, preferoi serish nje sulmues te avancuar, Ngjelen. Flamurtari u tregua me shume agresiv ne sulm, ku synimi ishte qe te shenonte golin. Por pas dy rasteve te pastra me Shtrasin dhe Ngjelen, nje rast i paster per miqte qe goditen serish shtyllen. Ne '53, nje moment i dyshimte per pak sa nuk ndeshkoi ekipin tone. Ishte minuta e 60-te e ndeshjes. Gjyqtari austriak jep 11-metersh per Madheruellin pas nje krosi ne zone dhe si pretendim, ishte terheqja e sulmuesit te ekipit skocez. Protestat e Flamurtarit nuk kishin asnje vlere, per te ndalur vendimin e gjyqtarit. Sulmuesi Saton i Madheruellit shenoi ne porten e Mockes, pas goditjes se pare. Gjyqtari anulon golin dhe kerkon perseritjen e 11-metershit. Me tej i njejti lojtar godet dhe portieri i Flamurtarit, devijon topin ne goditje kendi. Pas ketij momenti, Flamurtari hidhet ne sulm ne kerkim te golit. Finalizimi ishte i vetmi shqetesim i trajnerit Memushi, qe kerkon perqendrimin e lojtareve dhe ne '68 Shtrati, pas nje zbritje te shpejte, godet fuqishem nga jashte zones dhe topi perfundon ne trekendeshin e portes se Madheruellit. Pas golit te pare, ekipi i Flamurtarit mund te kishte shenuar serish, per te thelluar diferencen e golave. Perpjekjet deri ne fund ishin te shumta. Miqte u hodhen ne kundersulm per te gjetur golin e barazimit, por ishte Flamurtari qe e gjeti disa here te papergatitur porten dhe i pati mundesite, qe te shenonte serish ne porten e miqve.

Kuzhe ne Vlore, "regjistron" edhe Flamurtarin

Trajneri Josip Kuzhe, ashtu sic ishte paralajmeruar, ishte i pranishem ne Vlore per te ndjekur ndeshjen mes Flamurtarit dhe Madheruellit. Ne stadium, pervec tifozeve te shumte vlonjate, kane qene edhe mjaft personalitete te shumta te sportit dhe te politikes. Ne tribunen "Vip" ra ne sy kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ku qendronte perkrah kreut te bashkise se Vlores, Shpetim Gjika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›