E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave, skema e qeverise

Shqiptaret do te mund te levizin pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian, brenda muajve te pare te vitit 2010. Ky eshte premtimi qe beri dje ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne nje prononcim per kete ceshtje. Ministri shprehu bindjen e plote, se qeveria shqiptare i ka te gjitha mundesit per te realizuar deri ne fundit te ketij viti, te gjitha kriteret qe kerkon Komisioni Evropian per vendet e rajonit tone. Nishani duke folur me Ora News tv, ka dhene detaje mbi ceshtjet teknike, qe ne te vertete, mbajne ende pezull marrjen e vendimit nga Be.

Ministri foli mbi sistemin TIMS qe mundeson kontrollin nderkombetar te shtetasve dhe mjeteve te tyre te identitetit. Ai tha se deri tani ai eshte shtrire ne 80 per qind te vendkalimeve kufitare ne vend. Kurse siguroi se deri ne fund te vitit ne vazhdim, do te shtrihet dhe ne nje te pesten ende te painkuadruar ne kete sistem boteror te kontrollit.

Vec ketij kushti te rendesishem per te hequr vizat, eshte dhe ai per analizen e informacionit permes sistemit MEMEX. Nishani tha se muajt ne vazhdim do te jete ne funksionim edhe ky sistem, duke plotesuar nje tjeter aspekt teknik te kerkuar nga BE.

Kriteri tjeter i rendesishem, eshte ai i pasaportave biometrike, ku element kryesor eshte dhenia e gjurmeve te gishterinjve nga cdo shtetas. Keto pasaporta, jane vene si kusht nga BE, ne perpjekje per te mbajtur nen kontroll levizjen e personave me probleme me drejtesine ne vende te ndryshme. Keto pasaporta, qe shume organizma sociale i konsiderojne si shkelje e te drejtave te njeriut per shkak se jepen ne menyre te detyruar gjurmet e gishterinjve, ne Shqiperi nuk kane hasur ne kundershti. Kjo sjell lehtesim te zgjerimit te numrit te shtetasve qe pajisen me to. Nishani tha se deri tani, jane 50 mije shqiptare qe kane aplikuar per keto pasaporta. Ky numer tha ai, do te shkoje ne 100 mije deri ne fund te vitit, duke plotesuar keshtu edhe kete kusht te BE. Nderkohe, nuk perjashtohet as edhe nxjerrja e nje ligji qe i shpall te pavlefshme pasaportat ekzistuese, duke detyruar keshtu shqiptaret qe duan te dalin jashte vendit, te pajisen doemos me pasaportat biometrike qe kushtojne 6 mije leke, me afat perdorimi, 10 vjet. Ministri i Brendshem, siguroi se qeveria kishte kapacitetet e duhura per t'i pajisur qytetaret e saj brenda fundit te ketij viti, me pasaportat biometrike. "Brenda fundit te ketij viti, ne kemi te gjitha mundesite te plotesojme te gjitha kushtet e vena nga BE, vecanerisht do te plotesojme kushtin e pajisjes se qytetareve me dokumentet e reja te identifikimit", deklaroi Nishani. Ministri i Brendshem, deklaroi gjithashtu se Shqiperia ka plotesuar kriterin e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe ate te ruajtjes se kufijve.

Dy dite me pare Komisioni Evropian ne nje mbledhje ne Bruksel, propozoi liberalizimin e vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, ndonese ato nuk i kishin realizuar plotesisht objektivat e percaktuara nga BE. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, sipas BE, do te perfitojne nga regjimi i ri pa viza, brenda vitit 2010.

Basha

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi dy dite me pare se shqiptaret do te mund te leviznin lirisht ne vendet e Bashkimit Evropian, brenda gjashte mujorit te pare te vitit 2010. Sipas Bashes, diplomacia shqiptare po bente te gjitha perpjekjet qe ky objektiv te arrihej sa me shpejt.

"Rama, me vizat po fsheh humbjen"

Partia Demokratike reagoi dje, kunder deklaratave te perfaqesuesve te opozites per sa i perket liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, ne nje deklarate per mediat theksoi se kryetari i PS-se, Edi Rama dhe perfaqesues te tjere te PS-se, po e perdorin liberalizimin, per te fshehur humbjen e tyre ne zgjedhje. "Dje cuni i Kristaqit e sot cuni e Sules, derdhen lot krokodili per kete vendim dhe akuzuan qeverine per kete. PD duke i konsideruar te neveritshme, keto qendrime te "cunave" te Bllokut, siguron shqiptaret se premtimi i saj elektoral per heqjen e vizave brenda vitit te pare te mandatit te saj te dyte, do te behet realitet", theksoi Erla Mehilli. Sipas zedheneses se PD-se, disa perfaqesues te PS-se nuk jane te interesuar per liberalizimin e vizave te shqiptareve, por kerkojne vetem te gezojne te mirat qe iu sigurohen atyre si individe. "Ata jane disa pinjolleve te nomenklatures komuniste, te cilet ne mentalitetin dhe psikologjine e tyre, ndihen te lumtur vetem kur shohin qe interesat e tyre personale, e jo te shoqerise, realizohen", deklaroi Mehilli. Por zedhenesja e PD-se theksoi se keto deklarata, nuk mund te merren parasysh sepse vijne nga nje humbes ne panik, sic eshte kryetari i PS-se, Edi Rama. Sipas Mehillit, Rama realisht nuk kerkon te luftoje mazhorancen, por ai nuk deshiron te jape doreheqjen nga drejtimi i PS-se dhe i perdore deklaratat si alibi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›