E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, motori i ujit plagos turistin

Durres- Deshira per te shijuar lundrimin me motore uji ne detin Adriatik, per pak sa nuk i ka marre jeten nje turisti kosovar ne plazhin e Durresit, ndersa pushuesit e tjere, mes te cileve femije, kane kaluar disa minuta paniku. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se merkures ne zonen e sektorit "Hekurudha", por vetem dje eshte bere e ditur nga policia vendore. Megjithese pak jave me pare, uniformat blu deklaruan bllokimin e dhjetera motoreve te ujit, ky operacion duket se ka deshtuar dhe bllofi ka dale ne shesh, dy dite me pare. Ne spitalin e Durresit perfundoi me plage te renda ne koke, 38-vjecari Sabit Kuci, nga Decani, qe kishte ardhur per te kaluar disa jave pushimesh me te afermit. Policia nuk ka arrestuar asnje prej te dyshuarve, megjithese incidenti beri buje.

Motori i ujit i eshte afruar shume bregdetit ku qindra pushues, mes te cileve femije, po kalonin momente gezimi ne det. Zhurma dhe perplasja i ka trembur se tepermi, duke bere qe shume prej pushuesve te largohen nga plazhi me shpejtesi. Kurse i demtuari qe eshte goditur ne koke nga mjeti, perfundoi ne spital. Ishin familjaret qe e derguan ne urgjence, kurse mjeket mundesuan mbajtjen e tij ne jete, pasi ne uje kaloi disa momente pa ndjenja. Turisti Sabit Kuci, ne ato momente ka qene duke notuar dhe ora ka qene 14:30.

Deshmitaret thane se motori ka ardhur vetem 25 metra larg bregut, distance qe nuk lejohet lundrimi. Per nje moment pas goditjes, 38-vjecari eshte zhytur pa ndjenja ne uje, kurse te afermit e nxoren me shpejtesi. Drejtuesi i motorit te ujit mbeti mister, kurse policia nisi hetimet nje dite me vonese. Ngjarja ka shkaktuar mjaft ankth dhe frike tek pushuesit e tjere, nderkohe qe gjate gjithe ngjarjes, nuk eshte pare asnje nderhyrje nga policia kufitare.

Deri diten e djeshme, Policia e Durresit nuk pati asnje te ndaluar apo te arrestuar. Burime zyrtare pohojne se nga ana e tyre, po punohet per identifikimin dhe kapjen e personit te dyshuar qe drejtonte motorin e ujit.

Dukuria, edhe femije mbi motoret e ujit

Here pas here policia kufitare trumbeton aksionet qe zhvillon pergjate bregut te Durresit, per evidentimin dhe kontrollimin e motoreve te ujit. Aksione qe nisin nga Ura e Dajlanit dhe perfundojne ne Spille te Kavajes. Sipas ligjit, motoret e ujit nuk mund te perdoren per qellime fitimi, pasi ata mund te perdoren vetem nga personi i autorizuar, i cili disponon certifikaten. Por eshte vene re se motoret perdoren edhe nga femije nen moshe, vetem per qellime fitimi. Ne zyren e policise kufitare, jane te deklaruar vetem 12 motore uji si te ligjshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›