E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chicharito mungon një muaj

Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, pritet të mungojë një muaj pas dëmtimit të pësuar në nyjen e këmbës.

Hernandez mund të mungojë deri në gjashtë ndeshje para vitit të ri, pasi pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Aston Villës në pjesën e parë të sfidës që përfundoi me fitore minimale për Djajtë.

“Ne mendojmë se është ndrydhje e  nyjes. Ne momentalisht i kemi punët keq me dëmtimet. Mund të shkojnë tre deri në katër javë”, theksoi Fergie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›