E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri është Juventusi

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Cesenas në shtëpi me rezultat 2-0, përkundër mungesës së Andrea Pirlos.

Pjesa e parë e kësaj sfide kaloi pa gola, me Juventusin që kishte disa raste të volitshme të pa shfrytëzuara. Nga ana tjetër Erion Bogdani ishte i pafuqishëm që të shënonte në portën e Buffonit.

Në pjesën e dytë u inkuadrua në lojë Alessandro Del Piero, i cili pas vetëm shtatë minutash lojë u largua për shkak të një dëmtimi në kokë.

Claudio Marchisio kaloi në epërsi Juventusin (72’) pas asistimit të Arturo Vidal, ndërsa ky i fundit shënoi në minutën e 83-të nga penaltia për 2-0 dhe fitoren e Juventusit.

Me këtë fitore Juventusi kthehet në krye të klasifikimit me 29 pikë, dy më pak se sa Milani dhe Udinese që kanë nga 27 pikë dhe ndajnë pozitën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›