Stefanoviç: Marrëveshja mbron interesat serbe
Shefi i ekipit serb për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, ruan interesin nacional të shtet serb, Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244.
“Zgjidhja nuk është ideale, por është më e mira në këto rrethana... Koncepti i kontrollit të përbashkët i kalimeve administrative nuk na është imponuar, ne e kemi iniciuar, e jo BE dhe Prishtina”, ka thënë Stefanoviç, transmeton Beta.
Ai ka shtuar se marrëveshja do të publikohet në faqen e qeverisë së Serbisë, dhe nëse është e nevojshme, “personalisht do t`ua dërgojë liderëve të opozitës serbe”.