Dhunohet gjyqtari në ndeshjen Laçi-Kastrioti

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare. Dhunohet gjyqtari i ndeshjes Laçi-Kastrioti Lorenc Jemini.
Pas përfundimin e ndeshjes tifozët e Laçit kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur me grushta gjyqtarin Jemini.
Gjithashtu dhunë ndaj gjyqtarit ka ushtruar edhe presidenti i ekipit të Laçit Pashk Laska.
Ndeshja e sotme mes Laçit dhe Kastriotit u mbyll me rezultatin 1 me 1.