E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa shkon në Pejë

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:08

Besa Famiglia e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll, pasi të shtunën në finale e ka mposhtur Prishtinën.

Pejanët i kanë mposhtur kryeqytetasit me rezultat të ngushtë 19:21. Pjesa e parë e takimit është përmbyllur me rezultat 10:12 për Besa Famiglian, e cila edhe gjatë periudhës së dytë nuk u dorëzua në luftë për këtë trofe, të cilin edhe e fitoi në fund.

Ky trofe është shumë i vlefshëm për këtë skuadër, pasi siguroi pjesëmarrjen në gara evropiane.

Besa Famiglia kishte arritur në finale pasi e kishte eliminuar Kosovën e Vushtrrisë në gjysmëfinale, derisa Prishtina kishte pasur punë shumë më të vështirë për tu kualifikuar në finale, pasi me mjaftë mund kishte kaluar pengën, Kastriotin.

Përveç këtij trofeu, Besa Famiglia është në kërkim edhe të titullit të kampionit, për të cilin trofe po synon edhe Kastrioti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›