Chirac: Votoni për pro
05/05/2005 Kushtetuta
Presidenti francez, Jacques Chirac, doli në televizionin kombëtar të martën për t'u bërë thirrje njerëzve të votojnë 'po' për Kushtetutën evropiane në një referendum në fund të këtij muaji. "Kjo është Kushtetuta më e mirë që mund të arrinte Franca, e cila ndikohet ndjeshëm nga vlerat franceze dhe modeli shoqëror francez", tha ai. Kritikët e Kushtetutës pretendojnë se ajo anon më shumë nga modeli anglo-sakson, dhe ofron pak mbrojtje për forcën punëtore. "Nuk është e vërtetë, tha Presidenti Chirac, ky traktat nuk i ngjason aspak rajonit të tregtisë së lirë që dëshirojnë disa vende".
Ai gjithashtu i risiguroi francezët se traktati i jep vendeve themeluese të BE-së edhe më shumë ndikim sesa kanë tani, dhe se as nuk diskutohet që Franca t'i kalojë sovranitet Brukselit.