Gjenerali flet për sforcim trupash
05/05/2005 Irak
Kreu i shefave të përbashkët të shtabit amerikan, gjenerali Richard Meyers, thotë se operacionet e vazhdueshme ushtarake në Irak dhe Afganistan mund të bëhen ngarkesë e madhe për mundësinë e angazhimit në ndonjë konflikt tjetër ushtarak. Gjenerali Meyers tha se konflikte të reja të mundshme mund të zgjasin më shumë sa do të dëshironin ata. Sipas tij, operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan po bëhen gjithnjë e më shumë barrë mbi pajisjet dhe faktorin njeri.
Gjenerali Myers, tha se ushtria amerikane mund t'i përballojë të gjitha këto angazhime, por sugjeroi se, nëse do të paraqitej nevoja për një luftë të re, atëherë Amerika do të duhej të llogariste me kujdes kohën që do të duhej për ta fituar atë luftë. Mendimet e gjeneralit janë shprehur në një dokument sekret dërguar Kongresit amerikan, pjesë të të cilit kanë arritur në media.