E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabiti me armë në bashkëpunim, dënohet me 10 vite burg

04/05/2005  TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi dje fajtor të pandehurin Gentjan Zëre, duke e dënuar me 10 vite heqje lirie. Akuza me të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua i pandehuri Zëre, është ajo e vjedhjes me armë në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997, ndërkohë që Getjan Zëre është vënë në pranga vetëm një vit më pare, pasi është kthyer nga Greqia. Menjëherë është marrë në pyetje. Implikimi i tij në grabitje u zbulua pas dënimit të bashkëpunëtorëve dhe gjetjes së gjurmëve të gishtave. Gjatë seancës së pyetjeve në polici, i pandehuri ka pranuar gjithçka në lidhje me krimin e kryer në bashkëpunim me shtetasit Blendi Haxhi dhe Daniel Baze. Për bashkëpunëtorët gjykimi është kryer nga shkalla e parë në Korçë. Ndërsa Zëre u përball me Krimet e Rënda. I pandehuri, sipas vendimit të gjykatës, i ka dalë përpara një furgoni që drejtohej nga shtetasi Fatmir Duro. Në mjet ka qenë edhe i dëmtuari Irfan Duro. Të pandehurit i kanë bërë shenjë për të ndaluar shoferit të furgonit. Kështu është bërë. Të tre kanë qenë me maska. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, është plagosur Irfan Duro. I pandehuri i mbrojtur nga avokati Aldo Zadrima nuk e ka pranuar akuzën, megjithëse në policinë gjyqësore kishte pohuar gjithçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›