Gjykata shpall të pafajshëm Filip Gjeloshin
04/05/2005 I pandehuri nuk ka marrë pjesë në seancën e marrjes së vendimit
TIRANE – Tentoi të vrasë një elektricist, por dje ka dalë i pafajshëm nga gjykata. Gjyqtari Altin Abdiu nuk e ka marrë parasysh kërkesën e prokurorit të çështjes për të dënuar të pandehurin Filip Gjeloshi me 12 vite burg. Për Abdiun, i pandehuri është i pafajshëm, pasi në dosjen hetimore nuk ka patur asnjë provë konkrete që të vërtetonte fajësinë e tij. Megjithëse i pandehuri nuk ndodhej në sallën e gjyqit, vendimi është dhënë në prani të avokatit të tij, ashtu si bëhen rëndom seancat gjyqësore në Shkallën e Parë të gjyqësorit.
Seanca
Seanca është bërë në zyrën e gjyqtarit Altin Abdiu. Kundër këtij vendimi, prokurori tha se do të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit. Sipas akuzës, në dosjen penale ndaj Filip Gjeloshit ekzistojnë të gjitha provat kundër këtij vendimi pafajësie. Gjithashtu dihet se Gjeloshi ka qenë person i shpallur, i dënuar më parë për krimin e vrasjes. Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës dënimin e të pandehurit Filip Gjeloshi me 12 vite heqje lirie. I pandehuri Gjeloshi, ish i dënuar më parë për disa krime të rënda, u arrestua nga forcat e antiterrorit në Allias Tiranë, datë 27 gusht 2004.
Akuza
Akuza për të cilën ishte shpallur në kërkim dhe më pas u vu në pranga shoku i ngushtë i Myrteza Çaushit, është ajo e tentativës për vrasje të komshiut të tij, Shpëtim Beqiri. Mësohet se Beqiri ka qenë elektricist. Pikërisht vendi i punës që mbante i dëmtuari ka sjellë edhe pasojën. Nga të dhënat në dosje bëhet e ditur se midis të dëmtuarit dhe të pandehurit ka lindur një konflikt për mungesën e energjisë elektrike. Familjes së Filip Gjeloshit i është prerë korenti e më pas ai ka kërkuar ta zgjidhë problemin nën kërcënimin e armës. Nga ana e akuzës bëhet e ditur se, midis Gjeloshit dhe Zanit, miqësia u lidh në kohën e vuajtjes së dënimit. Madje, gjatë kohës kur Filip Gjeloshi ishte duke vuajtur dënimin në Burgun 302, u plagos me thikë nga shoku i ngushtë i Gazmend Brakës, Eduard Ymeri. Më pas këtë vepër e mori përsipër në gjykatë vetë Gaxhai, duke mos dashur të implikojë bashkëvuajtësin e tij. Zani u arrestua nga forcat speciale më 30 shtator 1997, pas trazirave të marsit të atij viti. Gjeloshi, 31-vjeçari nga Lekbibaj i Tropojës, ka banuar prej vitesh në Tiranë. Edhe pas arrestimit të tij, forcat e antiterrorit e kanë pyetur për një atentat që mund t'i bëhej prokurorit Etjen Kapo, i cili është marrë me hetimet. Sipas akuzës, Gjeloshi është hetuar dhe më pas është dërguar për gjykim, pasi ka tentuar të vrasë në vitin 2003 fqinjin e tij, Shpëtim Beqiraj, pranë godinës së Medresesë në Tiranë. Ka qenë i pranishëm në disa seanca gjyqësore, por nuk e ka pranuar akuzën. Gjeloshi u arrestua pas një operacioni të kryer nga forcat e policisë, të cilat kishin marrë informacion në rrugë operative. Ka qenë i dënuar më parë për një vrasje të kryer në vitin 1997 në fshatin e tij të lindjes Lekbibaj. Doli nga burgu në trazirat e vitit 1997 dhe më pas u vetëdorëzua për të fituar lehtësira.