Chivu: Ne Itali me quajne cigan

Cristian Chivu denoncon koret raciste ne stadiumet italiane. Ne nje interviste dhene per revisten “GQ”, mbrojtesi i Interit nuk e fshesh se shpesh here eshte ofenduar nga tifozet per shkak te origjines se tij rumune.
“Nuk eshte e mundur qe te gjithe rumunet te jene kriminele. Eshte e thjeshte te sulmosh nje popull te tere per shkak te ndonje molle te prishur. Kur nje gje shkon keq, perhere ka ne mes nje rumun?”, eshte shprehur mbrojtesi zikalter.
Me tej, ai ka theksuar se shume tifoze ne fushat jashte e kane sulmuar me fraza raciste. “Cigan, shko dhe puno murator”, eshte nje nga frazat fyese qe ka denoncuar Chivu.
“Ne kohen kur flitej per transferimin tim tek Interi, ne nje sence stervitore ku u ndoqem nga 25 mije persona, me masakruan me fraza ofenduese. Kur te fershellejne kundershtaret nuk e degjon, por kur kete e ben i gjithe stadiumi, nuk i eviton dot. Ajo cka me ka prekur vertet eshte se nje dite, nje bashkekombasi im me tha: Me vjen turp qe jam rumun”, perfundon rrefimin e tij Chivu.