Galliani: 6 pike nga vendi i pare jane shume

“6 pike distance nga Interi jane vertete shume”. Me kete fjali, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani ka permbledhur situaten pas humbjes se hidhur ne Palermo.
“U ndie shume mungesa e lojtareve te tille si Gattuso apo Kaka pasi ne fushe lojtaret tane vrapuan shume pak”, vijoi Galliani, i cili lavderoi trajnerin Ancelotti pas ndeshjes me Portsmuth, por nje gje te tille nuk e beri pas takimit kunder sicilianeve.
Por ajo qe te ben te mendosh per nje krize te mundshme ne te ardhmen, eshte kalendari i veshtire me te cilin do perballen kuqezinjte javet ne vazhdim. Ndeshjen e ardhshme Milan do prese Katanian, me pas do udhetoje ne fushen e Juventusit, do prese Udinezen ne “San Siro”, do udhetoje ne Rome dhe me pas do te prese Fiorentinen.
Aktualisht, Milan renditet ne vendin e dyte te Serie A me 6 pike me pak se Interi, po aq sa edhe Juventus.