Chivu dënohet për katër ndeshje

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:26
Mbrojtësi i majtë i Interit, Cristian Chivu është suspenduar për katër ndeshje në Serie A, pas goditjes së qëllimshme me grusht në fytyrën e qendërmbrojtësit të Barit, Marco Rossi. Incidenti ndodhi në minutën e 59-të të takimit dhe nuk ishte vërejtur nga gjyqtarët. Por, paneli disiplinor ka dënuar Chivun në bazë të xhirimeve televizive. Inter fitoi 3-0 në San Nicola dhe u ngjit në pozitën e tretë në Serie A. Chivu ka kërkuar falje për sjelljen e tij, ndërsa keqardhjen e tyre e kanë shprehur edhe drejtuesit e gjigantit milanez