Thaçi: Vdekja e regjisorit Hysa, humbje e madhe
(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Hysa me rastin e vdekjes së regjisorit Fahri Hysa.
“Vdekja e parakohshme e regjisorit Hysa është humbje e madhe për familjen tuaj për miqtë dhe komunitetin artistik të Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.
Regjisori Fahri Hysa ndërroi jetë dje në moshën 55 vjeçare.
Vdiq regjisori Fahri Hysaj
Ka ndërruar jetë, në moshën 54-vjeçare, regjisori Fahri Hysaj.
I lindur në vitin 1956 në Shtime, Hysaj ka studiuar regjinë e filmit në Zagreb. Është autor i shumë filmave dokumentarë dhe programeve televizive të të gjitha zhanreve.
Ishte përgjegjës artistik i programeve satelitore në TVSH. Po ashtu, ishte një ndër themeluesit dhe pedagogët e drejtimit të Artit Dramatik në Universitetin e Tetovës dhe themelues i Degës për Regji Filmi në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Më 1999 bashkë me Isa Qosjen themeloi Degën e Regjisë së Filmit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku punoi profesor.
Ishte fitues i çmimit të parë të Ministrisë së Kulturës të Kosovës në vitin 2004 për skenarin e filmit dokumentar "Tri vrasje në derë të shtëpisë".
Hysaj ishte, po ashtu, një ndër themeluesit e TiranaFilmFestival.