Chivu dëshiron të mbetet në Inter

Menaxheri i Christian Chivus ka bërë të ditur se mbrojtësi është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me Interin.
Victor Becali tha se pret të zhvillojë kontakte me drejtuesit e Nerazzurrëve rreth marrëveshjes së re për klientin e tij, pasi ajo aktualja është e paraparë të skadojë në qershor të vitit të ardhshëm.
“Ne duam të vazhdojmë dhe presim një thirrje nga Inter. Do të presim deri në dhjetor para se të fillojmë të shikojmë përreth”, tha Becali për fcinternews.it. I pyetur nëse ai ka kontaktuar me klube tjera, Becali shtoi: “Nuk kemi biseduar me askënd dhe nuk do ta bëjmë këtë deri në dhjetor”.