E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiste në dyqane, arrestohet hajdutja 23-vjeçare

TIRANË-Një hajdute që bënte vjedhje spektakolare në dyqanet e kryeqytetit ka rënë në prangat e policisë. Njësia “Shqiponja’, arrestoi sot në flagrancë shtetasen S.Sh, 23 vjeç teksa tentonte të grabiste në një dyqan artikuj.

Prej kohësh kjo shtetase ishte vënë në ndjekje nga policia pasi ishte pikasur dhe më pas denoncuar se vidhte artikujt si veshje e aksesorë të ndryshme dhe madje dhe në arkat e parave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›