E Diel, 1 Nëntor 2026

Christan Schwarz-Schilling kritikon qendrimin e BE-se ndaj konfliktit kufitar mes Serbise dhe Kosoves

DLF Z. Schwarz-Schilling Ju e kritikoni qendrimin e BE-se ndaj konfliktit kufitar mes Serbise dhe Kosoves Cfare kuptoni Ju me kete

Christian Schwarz-Schilling Me kete une mendoj se Evropa vet nuk po gjen nje gjuhe te qarte kundrejt Serbise. Nisur nga shmangia e pese kombeve ne Evrope te cilat nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves Evropa ngurron dhe vecanerisht ministrja e Jashtme duke mos gjetur nje gjuhe te qarte. Kjo pasi nje qendrim i qarte duhet te mbeshtetet nga te gjitha kombet.

DLF Pra kerkesa Juaj e pare do te ishte qe ato vende te BE-se qe ende nuk e kane njohur Kosoven duhet ta ndermarrin menjehere kete hap

Schwarz-Schilling Une e kam konsideruar si nje gabim shume te madh qe Komisioni i BE-se e ne radhe te pare BE-ja nuk ka shprehur nje gjykim te qarte menjehere pas publikimit te dokumentit te Gjykates Nderkombetare lidhur me ceshtjen e legjitimitetit te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Kjo nuk ka ndodhur. Nese do te mbahej nje qendrim i qarte atehere do te duhej qe menjehere te bisedohej me te pese vendet dhe te gjendjej nje rruge per tri muajt e ardhshem qe ti jepej fund bllokades se ketyre vendeve ndaj politikes se metejshme kundrejt Serbise.

DLF A keni Ju ndonje shpjegim perse nuk ka ndodhur kjo

Schwarz-Schilling Kjo eshte nje gjendje normale e Evropes. Nese dicka nuk eshte e qarte atehere ajo lihet menjane. Nese shihni rastin e Qipros apo te Bosnje-Hercegovines. Nje qendrim i tille shihet kudo ne rastin e Ballkanit ndaj edhe amerikanet gjithnje e me shume po shprehin pakenaqesi qe evropianet nuk jane ne gjendje te vendosin nje fare rendi ne rajonin e tyre. Sepse sipas kritereve te sistemit te se drejtes ajo qe po ndodh tani eshte e padrejte. Kjo ka te beje si me bllokaden e doganave ashtu edhe me situaten qe kosovaret me pasaportat e tyre nuk mund te shkojne me tutje por eshte edhe situata e qarkullimit jo normalisht te mallrave ne kufirin serbo-kosovar. Kjo do te thote se thjeshte permes shkeljeve dhe kunderthenieve nga pala serbe po ndiqen qellime te qarta ne menyre qe ku te jete e mundur te minohet pavaresia e Kosoves. Nje shtet te tille i cili ndermerr veprime te tilla - ne menyre te ngjashme si edhe ndaj Bosnje-Hercegovines permes Republika Srpska - eshte edhe sot nje nxites trazirash ne te gjithe rajonin. Dhe Evropa duke mos pare asnje mundesi per ta penguar kete ben sikur ne thelb te gjitah mund te zgjidhen vetem pas bisedimesh te gjata me Kosoven. Ne nje situate te tille te dyja vendeve u behet thirrje -pas nje gjykimi si ai ne Hage - te ulen se bashku ne tryezen e bisedimeve per ta zgjidhur ceshtjen. Kjo nuk eshte metoda e duhur per te ruajtur si objektiv ne Evrope shtetin e se drejtes.

DLF Z. Schwarz-Schilling Ju folet per gjykimin nga Haga qe ka konstatuar se ne baze te se drejtes nderkombetare pavaresia eshte legjitime. Nga ana tjeter Ju thoni se BE-ja preferon me mire ti lere menjane gjerat qe nuk jane kaq te qarta. Pra sipas mendimit Tuaj a jane shmangur tani te gjitha rezervat apo jo

Schwarz-Schilling Ne politiken praktike ato nuk jane shmangur. Serbise i ngarkohet gjithcka ne nje drejtim e kur ajo pas 16 vjetesh pas fatkeqesise ne Srebrenica Holokaustit dorezon zotin Mlladic ne i rrahim krahet dhe i themi shume mire rruga drejt Evropes eshte kesisoj e shtruar Keto jane veprime psikologjikisht te pamundura.

DLF ...Po cfare mjetesh presioni z. Schwarz-Schilling ka Bashkimi Evropian Pra kur qeveria ne Beograd ditet e fundit ka lene te nenkuptohet se nuk do te hyje ne marreveshje te tilla qe do te presupozonin Njohje e Kosoves ne kembim te statusit te vendit kandidat ne BE. A nuk do te duhej ne kete rast qe BE-ja te provonte duke e bere te deshtoje pranimin e Serbise

Schwarz-Schilling Kjo nuk mund te ndodhe tani ne kete moment. Perpjekja per te pranuar Serbine ne BE perpara Bosnjes Kosoves dhe Shqiperise nuk eshte realiste por te nisemi nga struktura e sotme e Serbise qe ka mjaft mangesi ne drejtim te shtetit ligjor mjafton per kete te shohesh raportet Kjo tregon se ne perdorim si busull te politikes me shume perfytyrimet se sa realitetin dhe faktet. Une nuk besoj qe pare ne plan afatgjate Serbia do te vazhdoje keshtu nese i behet e qarte qe asaj mund ti refuzohet pranimi ne BE. Megjithese Tadic shpeshhere ka thene se ai me mire do te preferonte te hiqte dore nga antaresimi se sa te njihte Kosoven. Por nje situate te tille nuk duhet te importohet ne BE

DLF Nese ju kuptoj drejt z. Schwarz-Schilling Ju fare qarte e shihni pergjegjesine per rindezjen e konfliktit tek njera ane pra tek serbet. Pala tjeter kosovaret qeveria ne Prishtine a do te thonit qe eshte krejtesisht e pafajshme

Schwarz-Schilling Mund te thuash qe disa gjera mund te ishin bere me mire. Edhe atje ka mangesi me shtetin e se drejtes. Por une nuk e di se cili vend do te kishte durim qe pasi i eshte dashur te beje nje lufte e cila u parandalua prej NATO-s ne menyre qe te mos perseritej nga Serbia ne te njejten menyre si ne Bosnje tani qe ka kaluar kaq kohe gati dymbedhjete vjet te mos mund te zbatohen rregullat e paqes sepse bllokohen nga Serbia. Une do te deshiroja qe politika e jashtme edhe ne Gjermani te flase qarte. Plani i Ahtisaari-t eshte realizuar me mandatin e OKB-se eshte realizuar me mandatin e BE-se gjithcka eshte pranuar dhe gjithcka eshte bllokuar vazhdimisht nga Serbia. Une mendoj se konform kesaj edhe gjuha ndaj Serbise duhet te jete e prere dhe e qarte.

Intervistoi Bettina Klein

Redaktoi V. Filaj-Ballvora / B. Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›