Protesta kunder cmimit te banesave ne Tel Aviv - Demonstruesite vazhdojne presionin kunder pushtetit

Eumlshte nje mbremje e kendshme verore ne Tel Aviv. Era qe ka filluar te fryeje e ben pak me te durueshme vapen me zagushi. Perkunder kesaj disa qindra banore te qytetit heqin dore nga pushimi i mbermjes dhe vendosen ne radhen e gjate para salles se mbledhjeve te keshillit bashkiak. Ata ne mbledhjen e rregullt mujore duan te shprehin zemerimin e tyre per gjendjen e tmerrshme te banimit dhe tia thone mendimin kryebashkiakut te Tel Avivit Ron Huldai.
Kryetari i bashkise Huldai eshte fajtor qe qyteti eshte bere kaq i shtrenjte ne vitet e fundit. Dhe gjate fushates ai nuk e ka fshehur kete. Banesat e reja sipas vullnetit te tij duhet te jene para se gjithash apartamente luksoze. Pervec kesaj ai ka thene se administrata e qytetit nuk duhet te ndermarre asgje kunder problemeve te banimit pasi qe nje problem i tille nuk ekzsiton sqaron Shai nje pjesemarres ne takim.
Ne vend shperthen pakenaqesia e akumuluar gjate viteve te fundit
Shai thote se ka qene ketu edhe ne mbledhjen pas zgjedhjeve komunale por salla ka qene pothuajse e zbrazet. Tani me rreth 400 apo 500 njerez salla eshte e stermbushur behet fjale per nje takim mjaft te trazuar te keshillit bashkiak te Tel Avivit.
Ne Izrael gjate viteve te fundit eshte akumuluar nje pakenaqesi e cila po shperthen tani. Rreth 50.000 njerez demonstruan te shtunen e kaluar vetem ne Tel Aviv fundjaven e ardhshme mund te jene edhe me shume. Kjo per faktin se me te ardhurat mesatare prej 1.600 euro ne muaj nje punemarres nuk mund te perballoje me shpezimet per nje banese tredhomeshe ne Tel Aviv ajo gelltit mbi dy te treta e pages brutto. Dhe nga ngritja marramendese e cmimeve ne tregun e banesave jane prekur te gjithe qiramarresit.
Jetesa ne Tel Aviv po behet gjithnje e me e paperballueshme
Kjo per shkak se kontratat mbi qirane lidhen kryesisht vetem per nje vit. Pastaj qiradhensit rinegociojne me qiramarresit cmimin e qirase. Pervec kesaj numri i banesave qe leshohen me qira nuk eshte i madh. Dekadat e kaluara izraelitet kane arritur te blejne banesa per shkak se cmimet ishin te perballueshme. Tani per shumicen cmimet e tyre jane te paperballueshme si per blerje ashtu dhe per marrje me qira.
Prandaj ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak atmosfera eshte nxehur. Kryetari urdheron sherbimin e sigurimit qe te largoje disa vizitore nga salla.
Nuk jane vetem studentet dhe puntoret e rinj ata qe protesotjne me viziten e tyre ne keshillin bashkiak. Ne takim ka ardhur edhe Bella nje grua rreth te 50-tave. Ajo kerkon rikthimin e programit te banesave shoqerore. Dhe kryebashkiaku duhet ta verej se ka ardhur koha qe te ndermarre dicka.
Tel Avivi eshte nje qytet i mrekullueshem. Por me nuk mund te perballohet qe te jetohet ketu.
Autor Christian Wagner / Esat Ahmeti
Redaktoi. Bahri Cani