Christopher Hill - Ambasadori i ri i SHBA-së në Irak
Uashington - - Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi dje se ka zgjedhur diplomatin Christopher Hill, ish-negociatgorin për Korenë e Veriut, si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Bagdad. "Që prej kalimit në Peace Corps (një agjenci federale amerikane, vullnetarët e të cilës vijnë nga jashtë), deri në punën e tij në Kosovë dhe në Kore, ambasadori Hill është sprovuar dhe ka treguar talent dhe pragmatizëm, për të cilat kemi nevojë tani", deklaroi Obama, në një fjalim në bazën e Kampit Lejeune, në Karolinën e Veriut, gjatë të cilit ai njoftoi planin e tij për Irakun.