Obama mbështet Libanin për Gjykatën e Posaçme
Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama i shprehu dje mbështetjen homologut libanez Michel Sleimane disa ditë përpara hapjes së gjykatës së posaçme të ngarkuar me gjykimin e vrasësve të ish-liderit libanez Rafik Hariri, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Ata zhvilluan një bisedë telefonike, shtoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.