E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chrome parakalon Firefox

Google Chrome kalon Mozilla Firefox, tre vjet pas lindjes, programi i hedhur në treg nga Google ka kaluar në numër përdoruesish total global konkurrentin e tij të prodhuar nga Mozilla Foundation.

Në klasifikimin global të preferencave të muajit Nëntor, Chrome ka arritur 25,7 % kundër 25,31 të Firefox.

Sipas analistëve, përdoruesit çmojnë Chrome për thjeshtësinë e përdorimit, shpejtësinë, sigurinë, pastërtia e ndërfaqes dhe integrimin me të gjithë shërbimet Google, të përdorur nga miliona persona.

Por sfida nuk është mbyllur sepse Firefox po përgatitet të hedhë në treg një version të ri, Firefox 9. Data e parashikuar është 20 Dhjetori.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›