Basha nderon familjet që ngritën flamurin në Tiranë

26-11-2011 / Gazeta 55
Kryebashkiaku Lulzim Basha vizitë në familjen e Sali Shijakut
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha hap siparin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kryebashkiaku Basha ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e Sali Shijakut. Basha ka vlerësuar kontributin e kësaj familje për Pavarësinë e Tiranës.
“Ne nderojmë familjet që ngritën flamurin. 26 nëntori është një ngjarje e rëndësishme e Tiranës. Ne do ecim në gjurmët e të parëve”- deklaroi kryebashkiaku Basha.
Basha theksoi se Tirana do ecë përpara. “Do ta bëjmë Tiranën evropiane. Shumë investime e sfida për Tiranën evropiane”- theksoi ai.