E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksident autostradë lëndohen dy persona

DURRËS - Dy persona janë lënduar rëndë pas një aksidenti automobilistik që ndodhi sot në mbrëmje në superstradën Tiranë – Durrës, ku u përfshinë tre automjete që udhëtonin në drejtim të Durrësit.
Burime zyrtare nga drejtorisë së policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në se Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin po udhëtonin me një autoveturë tip Fiat, kur janë goditur nga dy automjete të tjera përkatësisht tip Benz dhe tip Ford.
Gjëndja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip Fiat, Gazmend Gjoka është e rëndë-thanë burimet e policisë, duke shtuar se të dy kushërinjtë Gjoka janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Goxhas, 10 km larg qytetit të Durrësit. Ekspertët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë-përfunduan burimet e policisë së qarkut të Durrësit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›