E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri nxit Interin: Të bëjmë përmbysjen e madhe

ITALI- Pas sigurimit të vendit të parë në Champions League, Interi synon të ngjisë shkallët në renditjen e Serisë A, ku ende është shumë pranë zonës së rënies. Zikaltërit do të luajnë sot në transfertë ndaj Sienës, një ekip shumë i vështirë për t’u kaluar, por trajneri Klaudio Ranieri është i bindur se do t’ia dalin të marrin 3 pikët.

“Jemi akoma shumë mbrapa, - ka thënë tekniku i Interit. – Duhet të bëjmë hapa prej gjigandi që të rikthehemi në objektivat tanë. Do të jetë një ndeshje e vërtetë, pasi Siena është një skuadër që lëviz në unison”. Ndërkohë, një temë dite në Itali është ajo e Karlos Tevez, sulmuesi që duket se është shumë pranë kalimit në Itali. “Interes i Interit për Tevez? Jeni të bindur se nuk ekziston?”, iu drejtua Ranieri gazetarëve.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›